Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij, është i gatshëm të nisë kundërofensivën e shumëpritur, për t’i çliruar territoret e pushtuara nga forcat ruse. Por, ai ka paralajmëruar se kundërofensiva do të jetë e kushtueshme. “Ne besojmë fuqishëm se do të dalim fitimtarë”, ka thënë Zelensky në një intervistë të publikuar në të përditshmen amerikane, Ëall Street Journal, më 3 qershor.