Top News – Ukraina, 91 dronë mbi ‘shtëpinë’ e Putinit / Zelenski mohon: Gënjeshtër tipike ruse
30/12/2025 12:02

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina kreu një sulm me dron mbi njërën nga rezidencat e Presidentit Vladimir Putin dhe akuzoi Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte kryer një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi mbi rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit, në Rusi. Lavrov tha se tani Rusia do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar. Zelensky e hodhi poshtë pretendimin duke e quajtur atë një "gënjeshtër tipike ruse", që synon t'i japë Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës. Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev. Zelensky shtoi në X: "Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Ne nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme." Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u lëshuan mbi rezidencën e Putinit u kapën dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore. Ai shtoi se nuk kishte raportime për viktima ose dëme si rezultat i sulmit. "Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet", tha ai. Por Lavrov shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi negociues me SHBA-në.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB