Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kretë tregojnë solidaritetin e tyre me qytetarët grekë të goditur nga tërmeti në zonën Arkalochori. Mediat greke shkruajnë se Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë iu përgjigj që në momentin e parë thirrjes së autoriteteve për të ofruar ndihmë për të prekurit e tërmetit. Në të njëjtën kohë, një delegacion i shoqatës ditën tjetër të tërmetit me magnitudë 5.8, të hënën e kaluar ishte në zonën e prekur.