Top Channel/ Zelensky ikën duarbosh nga SHBA! Shpërthen zhgënjimi në Kiev
18/10/2025 19:50

Takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë këtë radhë u mbyll pa tension e bujë, por edhe pa lajme të mira për Ukrainën. Zelensky shkoi për të marrë raketat tomahawk, por u largua duarbosh nga Uashingtoni, duke ngjallur zhgënjim në Kiev. Biseda me Trump “ishte e mprehtë”, shkroi Zelensky, por ky nuk ishte takimi që pala ukrainase priste, megjithatë negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme në Budapest të Hungarisë, ku do të ketë takime diplomatike mes SHBA dhe Rusisë, si dhe një takim të dy presidentëve Donald Trump e Vladimir Putin. Megjithatë, pas takimit në Shtëpinë e Bardhe, Zelensky nuk përjashtoi mundësinë që Trump të ndryshojë sërish mendim në të ardhmen për raketat. “Është mirë që presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot ai nuk tha ‘po’ për dhënien e tomahawk-ëve Kievit,” tha Zelensky për televizionin amerikan NBC të premten. Pas takimit me Zelensky, Trump shkroi në rrjetet sociale se bisedimet e tyre ishin “shumë interesante dhe miqësore, por i thashë atij, ashtu siç i sugjerova me forcë edhe presidentit Putin, se ka ardhur koha të ndalet vrasja dhe të bëhet një MARRËVESHJE!” “Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të pretendojnë të dy se fituan dhe le ta vendosë historia,” postoi ai në internet, ndërsa udhëtonte drejt rezidencës së tij në Florida. Pas uljes atje, ai u tha gazetarëve se Ukraina dhe Rusia duhet të “ndalen menjëherë në vijën e frontit.”

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05