Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar. Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar u krye ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Defrim Iseberi, 47 vjeç. Ky shtetas është arrestuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Shkodër në vitin 2016 e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.