Top News – U hap toka dhe “përpiu” shtëpitë/ Norvegji, gjenden trupa të tjerë
03/01/2021 14:10

Katër trupa të pajetë u gjetën gjatë kërkimeve për personat e zhdukur pas rrëshqitjes masive të tokës në Norvegji, e cila shkatërroi dhjetëra shtëpi. Viktima e parë e zbuluar u identifikua si Eirik Grønolen, 31 vjeç. Nuk ka asnjë gjurmë nga 6 persona të tjerë pas shembjes së faqes së kodrës, e cila bëri që një lum balte të mbulonte fshatin e vogël Ask të mërkurën. Ekipet e shpëtimit po punojnë pa reshtur në mes të acarit, me shpresën se ende mund të gjejnë ndonjë të mbijetuar. Shefja e policisë, Ida Melbo Øystese tha në një konferencë për shtyp se ndonëse as natyra, dhe as koha nuk është në anën e tyre, mundësia që të ketë ende njerëz të gjallë nuk është fashitur, dhe ata nuk do t’i reshtin kërkimet. Shpresat sipas saj janë që brenda disa ndërtesave të mbuluara nga balta të jenë krijuar xhepa ajri, të cilat të lejojnë mbijetesën për disa ditë. Banorët janë të shokuar nga ngjarja. “Është një tragjedi. Ne jetojmë aty afër dhe jemi të dërrmuar emocionalisht. Kur flitet për fqinjët, ndjesitë janë njësoj. Na vjen tmerrësisht keq për personat e prekur nga kjo fatkeqësi”, shprehet Jan Marcin Buslowicz, banor i zonës. Pamjet filmike dhe fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë një krater gjigant të krijuar pas rrëshqitjes masive të tokës. Banorët e Ask kishin telefonuar shërbimet e emergjencës duke i thënë se shtëpitë po i lëviznin nga vendi. Më shumë se 30 banesa u shkatërruan e disa të tjera kanë mbetur në buzë të kraterit, gati për t’u shembur edhe ato. Mes të zhdukurve është edhe një çift dhe fëmija i tyre i vogël.

Top Channel/ Senati mbështet Trump: Bllokon propozimin për kufizim autoriteti në luftën e Iranit!
05/03 11:58
Top News – Erdogan i tërbuar me Iranin / ‘Do hakmerret’ pasi NATO shkatërroi raketën balistike
05/03 11:56
Top News – Italia nis mbrojtjen ajrore në Gji / Meloni: Nuk jemi në luftë e nuk duam të shkojmë
05/03 11:54
Top News – Lindja e Mesme nën zjarr… / Kërcënimi zgjerohet, Irani premton shkatërrim të plotë
05/03 11:50
Top Channel/ Kurdët hyjnë në Iran, Jerusalem Post: Qindra vetë kaluan nga kufiri me Irakun!
05/03 11:41
Top News – Çfarë do të bëjë me Iranin pas luftës…Trump po shqyrton rolin e SHBA-së pas konfliktit
05/03 11:37
Top News – Irani kërkon ‘gjakun’ e Trumpit / Kryen sulme të reja: SHBA do të pendohet rëndë
05/03 11:36
Top News – Nis pushtimi tokësor i Iranit/ Luftëtarët kurdë mësyjnë kufirin, mbështeten nga SHBA
05/03 11:35
Top Channel/ Përse Irani goditi bazën e RAF në Qipro? The Sun: Kishte armë amerikane “top seceret”!
05/03 11:25
Top Channel/ Pamje ekskluzive, Tel Avivi goditet 3 herë gjatë natës, sulm çdo 40 minuta
05/03 09:53
Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
DIGITALB DIGITALB