Top News – U dënua me 6 vite burg për mashtrim/ Apeli merr vendimin për ish prefektin e Lezhës
29/03/2021 13:22

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-prefektin e komanduar të Lezhës, njëherazi dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i këtij institucioni, Altin Jaku. Ai është shpallur fajtor për akuzën e “Mashtrimit” dhe nga Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ishte dënuar me 6 vite burg në vitin 2017, ndërsa Apeli i uli 1 vit heqje lirie, duke e dënuar përfundimisht me 5 vite burg. Sipas dosjes hetimore, Jaku akuzohet se iu ka marrë dy shtetasve një sasi të madhe parash, gjatë kohës kur ka qenë drejtor i një filiali banke të nivelit të dytë në Lezhë. I gjithë procesi gjyqësor, ndaj ish-prefektit të Lezhës është zhvilluar në mungesë, pasi ai ka humbur gjurmët para se dosja të kalonte për gjykim. Nga hetimet ka rezultuar se ka qenë data 28 gusht 2015, ku A. Baruti, njwri nga tw mashtrimit, është paraqitur në degën e bankës dhe ka kërkuar informacion në lidhje me një depozitë me afat, duke paraqitur edhe certifikatën e depozitës. Nga një shikim i shpejtë ka rezultuar se certifikata, megjithëse e printuar në letrën që banka përdor, nuk kishte formatin e përdorur nga banka dhe në sistem nuk është regjistruar asnjë depozitë me afat për shtetasin Barutin, fakt që i është bërë me dije nga punonjësit e bankës. Materialet në lidhje me rastin u referuan në prokurorinë e Lezhës nga vetë banka dhe pas hetimeve ka rezultuar se certifikata e depozitës ka qenë e falsifikuar për këtë rast. Po ashtu nga hetimi është zbuluar dhe një rast tjetër i kësaj natyre, ku rezulton se shtetasve A. Baruti dhe Gj. Kola iu janë zhdukur paratë nga banka përmes disa transfertave për të cilat është provuar se përgjegjës për këto veprime ka qenë ish-prefekti i Lezhës Altin Jaku.

Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44