Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj, i arrestuar dy ditë më parë nga policia. Kreu i Kadastrës është hetuar për 9 muaj nga SPAK dhe është akuzuar për korrupsion. Ervin Nelaj, 38-vjeç përfundoi në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Aluizni”, pasi ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. NDerkohe qe behet e ditur se vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale