Top News – `Tym i bardhë` për amerikanët/ Miratohet paketa gjigande e ndihmës për pandeminë
10/03/2021 22:26

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një paketë masive stimuluese kundër COVID-19 që do t’i japë mbështetje ekonomisë së vendit dhe do të injektojë miliarda dollarë në sistemet shëndetësore globale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson shpjegon se reagimi amerikan ndaj pandemisë ka evoluar gjatë vitit të kaluar dhe tani vëmendja kryesore është tek vaksinimet:Vaksinat kanë filluar të bëhen thuajse në çdo cep të globit. Në Shtetet e Bashkuara është vaksinuar deri tani rreth 10% e popullatës. Ndërkaq demokratët po punojnë për miratimin e një ligji transformues për të luftuar pandeminë:“Jemi në prag të dërgimit të ligjit tek presidenti për të ndihmuar që ta mposhtim pandeminë e COVID-it. Ajo do të mundësojë më shumë vaksinime, kthimin e fëmijëve pa rrezikuar në shkollë, më shumë fonde për njerëz në nevojë dhe rihapjen e më shumë vendeve të punës,” tha ligjvënësi Jim McGovern.Akti legjislativ me vlerë 1.9 trilionë dollarë do t’i japë formë të re ekonomisë duke ofruar mbështetjen më të madhe kundër varfërisë në 100 vjet. Republikanët thonë në kritikat e tyre se projektligji merret me shumë më tepër tema se sa pandeminë.“Nuk po ekzagjeroj nëse them se shumica po e shfrytëzon krizën për të miratuar axhendën e tyre me politika progresiste,” tha ligjvënësi republikan, Tom Cole.Por disa analistë thonë se vetë përmasat e paketës së ndihmave do të kenë ndikim të ndjeshëm jo vetëm në ekonominë amerikane por edhe atë globale.“Ky projektligj prej 1.9 trilionë dollarësh do të rrisë 1% ekonominë globale. Kjo sipërmarrje është e jashtëzakonshme. Nëse do ta vëmë nën kontroll pandeminë dhe të rihapim ekonominë, do të shohim rritje ekonomike me ritme shumë të larta,” thotë analisti Stephen Morrison.Projektligji parashikon 11 miliardë dollarë ndihma ndërkombëtare që do të stabilizojnë programet kundër COVID-it në vende në zhvillim dhe do të ndihmojnë vazhdimësinë e punës së COVAX-it. Ekspertët e shëndetësisë thonë se vetëm vaksinimi i amerikanëve nuk mjafton:“Viruset nuk duan t’ia dinë për kufinj. Nëse vazhdon vaksinimi me ritme të ngadalta, ka shumë mundësi të shfaqen variante të reja që kërcënojnë efikasitetin e vaksinave ekzistuese dhe ndoshta i bëjnë të pavlefshme,” thotë Dr. Ashish K. Jha.Propozimi i mbështetur nga Presidenti Biden është paketa e pestë me ndihma kundër pandemisë. Ky projektligj gëzon mbështetje të gjerë mes amerikanëve, sipas anketave të fundit. Por pas shpenzimeve rekord që miratoi Kongresi si resultat i krizës së koronavirusit, nuk ishte e lehtë të gjendej mbështetje për ndihmat ndërkombëtare.“Këto ndihma janë afirmim i faktit që ndreqja e situatës brenda Shteteve të Bashkuara, kapërcimi i krizës së pandemisë dhe rihapja e ekonomisë do të arrihen me sukses vetëm nëse bëhen në formë universale në mbarë botën. Nuk duhet ta mendojmë zgjidhjen sikur jetojmë në ishuj të izoluar,” thotë analisti Morrison.Sapo Presidenti Biden ta nënshkruajë ligjin këtë javë, shumë familje amerikane me të ardhura të ulëta e të mesme do të marrin 1400 dollarë brenda pak ditësh.

Top Channel/ BE ndalon rrjetet sociale nën 13 vjeç: Mbrojmë fëmijët
16/09 23:01
Top News-Gjenerali “i tmerrshëm” i Putinit vritet nga një dron ukrainas në Donetsk, Moska ‘pa krahë’
16/09 21:30
Top News – Asnjë rrjet social para moshës 13 vjeç/ Von der Leyen prezanton planin, preken dhe 15-vjeçarët
16/09 21:00
Top News – Qeni që drejtoi shtëpinë e bardhë ngordh, zi në familjen presidenciale
16/09 19:32
Top News – 40 mijë bomba njëtonëshe në Izrael / Trump ‘ndryshon mendje’, 2.8 miliardë USD armatime
16/09 17:31
Top News – Të ndalim garën e armatimit në hapësirë! Rusia paqebërëse, apel SHBA-së: Ka ende kohë
16/09 17:00
Top News – Avioni i Zelenskit në shënjestër / Rusia sulmoi Moldavinë, ‘për pak u godit nga një dron’
16/09 15:37
Top Channel/ Totali 81 vite burg: Gjykata “shfajësoi” UÇK-në: “Faji ishte individual”!
16/09 15:09
Top Channel/ Haga dënon katërshen e UCK-së: “Krime ndaj kundërshtarëve, vrasje e torture”!
16/09 15:01
Top News – Lufta në Iran, 38 miliardë dollarë / Kostoja në qiell, rritet me 3 mld USD çdo muaj
16/09 13:51
Top News – Shembet pallati, 12 viktima e 100 zhdukur / Tragjedi mes rrënojave në Gaza
16/09 13:51
Top News – Helikopteri rrëzohet mbi shtëpi / Flakë e tym mbi Los Angeles, të paktën 3 viktima
16/09 13:39
Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09 13:36
Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09 13:34
Top News – Ed Sheeran braktistet nga kolegët. Artistët largohen nga turneu i tij, shkak Palestina
16/09 13:30
Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Hashim Thaçin, Specialja e dënon me 25 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56