Më shumë se 2000 persona dolën në rrugën e Stambollit të dielën për të protestuar kundër ligjit për vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori të ndryshme. Protestuesit, pjesa më e madhe e të cilëve pa maska, bënin thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe i cilësonin vaksinat si të pasigurta dhe eksperimentale. Sipas masave të reja, të gjithë punonjësit e pavaksinuar të shkollave duhet të paraqesin testin PCR dy herë në javë.