Refuzimi I vazhdueshëm për një armëpushim nga Izraeli dhe sulmet mbi popullsinë civile ka bërë që Turqia të tërheqë ambasadorin e saj në Tel Aviv, Sakir Ozkan. Lajmi është bërë publik nga mediet turke, teksa Ministria e Jashtme e vendit lëshoi një deklaratë duke thënë se ka tërhequr “për konsultime” ambasadorin e saj në Tel Aviv, Sakir Ozkan në përgjigje të faktit se “pala izraelite nuk pranon thirrjet për armëpushim, vazhdon sulmet ndaj civilëve dhe nuk lejon dërgimin e ndihmave humanitare”, tha ai.