Top News – Turqia nuk zbrapset/ ’Do vijojmë të blejmë armë nga Rusia’
18/05/2021 12:27

Turqia po kërcënon të vazhdojë me blerjet ushtarake ruse pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni. Kërcënimi vjen ndërsa përplasja midis anëtarëve të NATO-s thellohet lidhur me blerjen nga Ankaraja të një sistemi rus raketash. Ndërsa Uashingtoni rrit presionin ndaj Ankarasë për t’u tërhequr nga blerja sistemeve ruse të mbrojtjes nga raketa S 400, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar mbrojti këtë muaj synimet e tij, duke hedhur poshtë shqetësimet amerikane. Ky nuk është një sistem për sulme, tha Akar, duke shtuar se aty ku është dislokuar ai nuk mund të kërcënojë absolutisht askënd. Uashingtoni thotë se radari i përparuar i raketave S 400 përbën një kërcënim për sistemet e mbrojtjes së NATO-s dhe bën thirrje për heqjen e tij. Por Ankaraja ka thënë se po shqyrton blerjen e më shumë të raketave ruse. Një burim i afërt me qeverinë thotë se Turqia tashmë ka arritur një marrëveshje me Moskën. Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi Turqinë se mund të përballet me sanksione nëse blen armë të tjera ruse, përfshirë sisteme shtesë të raketave S 400. Për shkak të shqetësimeve mbi raketat S 400, Uashingtoni kishte bllokuar Turqinë nga modernizimi i avionëve të saj të vjetër luftarakë me ato F-35 të Amerikës. Por këshilltari i presidentit turk Mesut Casin paralajmëroi se Uashingtoni po e detyron Turqinë që të thellojë edhe më tej lidhjet e saj ushtarake me Rusinë. Analistët parashikojnë që Ankaraja nuk do të bëjë asnjë blerje të re të armëve ruse deri në një takim të planifikuar midis presidentëve turk dhe amerikan në kuadër të takimit të nivelit të lartë të NATO-s muajin e ardhshëm. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusolgu tha se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga kundërshtimet e tij, duke qëndruar i vendosur në pozicionin se Turqia nuk do ta kthente mbrapsht blerjen e saj të raketave ruse. Por disa analistë parashikojnë që Ankaraja mund të jetë e gatshme të bëjë një marrëveshje nëse Uashingtoni bën lëshime.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57