Turqia tha të enjten se kontraktorët kishin filluar ndërtimin e një destrojeri që do t’i shërbejë mbrojtjes ajrore të vendit, duke shtuar se anija do të ishte pjesë e sistemit shumështresor të mbrojtjes ajrore "Kupola e Çelikut", që vendi ka planifikuar të ndërtojë. Turqia, anëtare e NATO-s, e cila vitet e fundit ka rritur prodhimin e industrisë së saj të mbrojtjes dhe ka zvogëluar varësinë nga furnizuesit e jashtëm, njoftoi për herë të parë planet për të ndërtuar Kupolën e saj të Çelikut, të ngjashme me sistemin Kupola e Hekurt të Izraelit, në korrik 2024. Të mërkurën, Presidenca Turke e Industrive të Mbrojtjes, autoriteti më i lartë i industrisë së mbrojtjes në vend, tha se kompanitë turke të mbrojtjes kishin nënshkruar kontrata me vlerë 6.5 miliardë dollarë për të përforcuar dhe zhvilluar Kupolën e Çelikut.