Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02/2026 15:09

Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk i fsheh qëllimet e tij për të zgjeruar ekonomike dhe diplomatike me Kinën, pavarësisht se në të njëjtën kohë tenton ta reduktojë varësinë e vendit të tij nga Pekini. “I kushtoj shumë rëndësi ruajtjes dhe thellimit të këtyre marrëdhënieve sa herë që është e mundur,” tha Merz gjatë vizitës së tij në Pekin ku u takua me Kryeministrin kinez Li Qiang. “Ne jemi dy nga tre vendet më të mëdha industriale në botë. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por gjithashtu edhe një mundësi e madhe. Shkëmbimi ekonomik midis dy vendeve tona është i mirë. Kam një delegacion të madh biznesi këtu, i cili më shoqëron në këtë udhëtim dhe kërkon të gjeje mundësi të reja në marrëdhëniet tona ekonomike”, shprehet Merz. Merz theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë në nivel europian, duke vënë në dukje përgjegjësinë e përbashkët në arenën globale. “Ekziston një potencial i madh për rritje të mëtejshme në të dy ekonomitë,” u shpreh kancelari gjerman, qe njoftoi mes te tjerash vizita të ardhshme të ministrave përkatës dhe shkëmbime intensive gjatë gjithë vitit. Pas takimit, u nënshkruan pesë marrëveshje ndërqeveritare, përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Kjo vizite e Merz-it, e para që nga marrja e detyrës si Kancelar, përfshin edhe takiminn me Presidentin kinez Xi Jinping, ku do të diskutohet mbi çështje ekonomike, të sigurisë, të drejtave të njeriut si edhe situatës në Ukrainë. Kancelari gjerman shpreson të përdorë ndikimin e Kinës për të ushtruar presion mbi Rusinë në konfliktin me Kievin. Megjithatë, mbetet pyetja se sa e mundur është të arrihet ky balancim: si të forcohen marrëdhëniet ekonomike me Kinën, duke ruajtur një pavarësi strategjike dhe duke shmangur varësinë e tepërt nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36