Administrata Biden ka mbështetur shitjen e mundshme të avionëve ushtarakë amerikanë F-16 për Turqinë, dhe kjo ndodh vetëm një ditë pasi Ankaraja hoqi veton e saj për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Celeste Uallander, ndihmës sekretare e mbrojtjes për cështjet ndërkombëtare të sigurisë në Pentagon, i tha gazetarëve se kapacitetet e mëdha mbrojtëse të Turqisë, forcojnë akoma më shumë mbrojtjen e NATO-s.