Pas retorikës agresive të Donald Trump kundër NATO-s qëndron një plan më i sofistikuar që mund të finalizohet me daljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga aleanca.Kështu ka deklaruar as më pak dhe as më shumë por ish drejtori i Qendrës kombëtare të antiterrorit në SHBA, Joe Kent, i dorëhequr nga ky post rreth një muaj më parë. Kent thotë se përsa kohë është anëtare e aleancës, SHBA i ka duart e lidhura në konfliktin potencial mes Turqisë dhe Izraelit në Siri. Por, largimi nga aleanca i mundëson Uashingtonit që të rreshtohet lehtësisht në krah të Izraelit në rast të një përplasje të tillë.