Aleksandar Vuçic iu rikthye ankesave të sigurisë e përmes një postimi në rrjetet sociale edhe një herë u shpreh se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, ndërsa paralajmëroi blerje të reja ushtarake.