Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se bisedimet në Pakistan me Iranin mund të rifillojnë shumë shpejt, brenda dy ditësh. Në një intervistë për Neë York Post, ai u shpreh se zhvillimet mund të jenë të menjëhershme. “Duhet të qëndroni aty, sepse diçka mund të ndodhë në dy ditët e ardhshme”, tha Trump. Ai vlerësoi rolin e shefit të ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, duke e cilësuar si “fantastik” në menaxhimin e bisedimeve. Sipas Trump, gjasat janë që negociatat të rikthehen shumë shpejt.