Top Channel/ “Divorc” Trump-Meloni! Plas debati mes dy udhëheqësve të lartë
14/04/2026 20:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministres së Italisë dhe kreut të Kishës Katolike gjatë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera. Duke folur për kryeministren italiane Giorgia Meloni, Trump u shpreh se është “i shokuar” nga qëndrimi i saj dhe se Italia nuk po bashkëpunon në çështjet e lidhura me luftën dhe sigurinë energjetike. “Ajo nuk dëshiron të na ndihmojë, mendova se kishte guxim, por gabohesha,” tha Trump. Ai kritikoi gjithashtu edhe rolin e Evropës në krizën energjetike dhe emigracionin, duke thënë se politikat aktuale po dëmtojnë vetë kontinentin. Trump u shpreh kritik edhe ndaj Papa Leonit, duke thënë se nuk e kupton situatën e Iranit dhe kërcënimet që, sipas tij, lidhen me armët bërthamore. “Papa nuk e kupton çfarë po ndodh dhe nuk duhet të flasë për luftën. Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftë, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh. Ai nuk e kupton që 42,000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar,” deklaroi ai. Presidenti amerikan tha gjithashtu se vendet e NATO-s nuk po kontribuojnë sa duhet në çështjet e sigurisë dhe se, sipas tij, aleanca “nuk po funksionon siç duhet”. Pjesë nga intervista: Trump: A ju pëlqen juve italianëve fakti që kryeministrja juaj nuk po bën asgjë për të siguruar naftë? A u pëlqen njerëzve ajo? Nuk mund ta imagjinoj. Jam i shokuar prej saj. Mendova se kishte guxim, por gabohesha.” A keni folur për këtë gjë? Trump: Jo. Ajo thjesht thotë se Italia nuk dëshiron të përfshihet. Edhe pse Italia e merr naftën nga atje, edhe pse Amerika është shumë e rëndësishme për Italinë, ajo nuk mendon se Italia duhet të përfshihet. Ajo mendon se Amerika duhet ta bëjë punën për të. Trump për deklaratat ndaj Papës: Është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësi. Por a folët për këto gjëra? Trump: Jo… A nuk ke folur asnjë herë këtë muaj? Trump: Jo, jo nuk kemi folur për një kohë të gjatë. Pse? Trump: Sepse ajo nuk do të na ndihmojë me NATO-n, nuk do të na ndihmojë të heqim dorë nga armët bërthamore. Është shumë ndryshe nga sa mendoja unë. Ai kritikoi edhe politikat e emigracionit në Evropë, duke pretenduar se ato po dëmtojnë stabilitetin e vendeve evropiane. “Evropa po shkatërron veten nga brenda me politikat e saj të imigracionit dhe energjisë. Ata paguajnë kostot më të larta të energjisë në botë dhe as nuk janë të përgatitur të luftojnë për Ngushticën e Hormuzit, nga ku e marrin atë. Ata varen nga Donald Trump për ta mbajtur atë të hapur”, tha ai. Kur u pyet nëse i kishte kërkuar Italisë të përdorte minahedhës, presidenti amerikan tha: “U kërkova të dërgonin çfarë të donin, por ata nuk duan sepse NATO është një tigër letre.” Po ashtu Trump u pyet për humbjen e Orban në zgjedhjet në Hungari, ku tha “Ai ishte një mik i imi, një njeri i mirë. Ai bëri një punë të mirë me imigracionin, ai nuk i la njerëzit të vinin dhe ta shkatërronin vendin e tij siç bëri Italia”.

Top Channel/ Integrimi, Kroacia i vë kushte Malit të Zi
26/11 23:16
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56