Qeveria turke po planifikon të ndryshojë emrin e saj zyrtar, me të cilin njihet në të gjithë botën në anglisht, nga Turkey në Türkiye, dhe do ta regjistrojë atë në OKB javët e ardhshme. Qeveria mund të ndryshojë emrin me një njoftim të thjeshtë në regjistrin e kombeve të bashkuara, por gërma U me dy pika, që nuk njihet në alfabetin latin, mund të jetë një problem.