Turqia do të dërgojë ushtarë në Kosovë, në përgjigje të kërkesës së NATO-s, për t’iu bashkuar forcës paqeruajtës të KFOR, pas trazirave që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës. Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv, për të zgjidhur krizën, e cila, sipas autoriteteve turke, mund të dëmtojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale.