Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha të martën se forcat e rendit kishin arrestuar147 individë të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik gjatë një operacioni në të gjithë vendin. Ministri i Brendshëm turk vuri në dukje se të dyshuarit e arrestuar besohet se kanë kryer aktivitete brenda "organizatës terroriste". Sipas Yerilkayas, "një sasi e madhe valute të huaj, dokumente organizative dhe materiale dixhitale" u gjetën gjatë kontrolleve në mbi 30 provinca në Turqi, duke përfshirë Stambollin dhe Antalian.