Turqia ka vazhduar të fuqizojë ushtrinë e saj duke prodhuar një armë të re, e cila e ndjek dhe qëllon në fakt objektivet në det. Mjeti i ri quhet “Vatoz”, është një minë detare që mund të kontrollohet në distancë dhe lëviz si një peshk i zakonshëm deri tek shënjestra e saj. Ky dron i ri detar ka një shpejtësi rreth 8-9 kilometra në orë dhe mund të lundrojë në mënyrë të pavarur për 12 orë.