Skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga një ndërtesë e shembur në turqinë jugore, një qenush, tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të muajit të kaluar. Ekipet nga një lokalitet i vogël, në turqinë qendrore, shpëtuan Aleksin, qenushin e vogël, dhe ia dorëzuan atë Haytap, një organizatë turke për mbrojtjen e kafshëve, në Antakia.