Top News- Turistja holandeze humb jetën në Himarë/Aventura përfundon në tragjedi, plagoset francezja
23/07/2025 16:49

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Filikurit, në zonën e Potamit në Himarë, ku një turiste 23-vjeçare me shtetësi holandeze ka humbur jetën si pasojë e një rrëzimi nga lartësia. Ngjarja ndodhi teksa disa turistë të huaj, të apasionuar pas sporteve ekstreme si alpinizmi dhe hiking, kishin zgjedhur të zbrisnin drejt plazhit përmes një rruge të rrezikshme shkëmbore, duke shmangur rrugën tradicionale detare ose atë këmbësore. Sipas informacioneve paraprake, e reja ka rrëshqitur aksidentalisht nga një lartësi prej rreth 30 metrash. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare, forcat zjarrfikëse dhe një ambulancë. Ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e thepisur, por fatkeqësisht e reja nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. Për pasojë është plagosur edhe një vajzë 18-vjeçare, e cila ka pësuar dëmtime nga rënia e gurëve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Turistët e tjerë në zonë janë ndihmuar të largohen në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top News-Shëtit i lirë e kundërshton policinë/I akuzuari për vrasjen e Egli Progës arrestohet sërish
28/10 09:49
Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04