Një gjykatës në Nju Jork gjobiti me 9 mijë dollarë ish Presidentin Donald Trump, pasi shkelu urdhrin për të mos sulmuar anëtarët e jurisë dhe dëshmitarët në një nga proceset gjyqësore që janë ngritur kundër tij në këtë shtet. Gjykatësi e gjobiti Trump me shumën simbolike prej 9 mijë dollarë për shkelje të përsëritura të urdhrit që e ndalon atë të bëjë deklarata publike për dëshmitarët, anëtarët e jurisë dhe të tjerë të lidhur me çështjen.