Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04/2026 13:39

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk shqetësohej për rezultatin e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan, duke këmbëngulur se Shtetet e Bashkuara e kishin fituar luftën. "Nëse bëjmë një marrëveshje apo jo, nuk ka rëndësi për mua. Arsyeja është sepse kemi fituar", u tha Trump gazetarëve. "Ne jemi në negociata me Iranin. Ne fitojmë pavarësisht kësaj. Ne i kemi mposhtur ata ushtarakisht", tha Trump. Trump foli ndërsa Zëvendëspresidenti JD Vance po udhëhiqte delegacionin amerikan në kryeqytetin pakistanez Islamabad, ku diskutimet 21 orëshe me Iranin në përfundim nuk dhanë asnjë rezultat. Trump përsëriti gjithashtu deklaratën e ushtrisë amerikane se anijet luftarake të Marinës Amerikane kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit, të shtunën, portën jetësore për në Gjirin e pasur me naftë, për të filluar pastrimin e tij nga minat iraniane. Raporti u mohua nga Irani, i cili ka ushtruar kontroll mbi kanalin e ngushtë ujor dhe bashkë me të edhe mbi furnizimin me naftë të botës, në shenjë hakmarrje për sulmin e nisur më 28 shkurt nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. "Kemi minapastrues atje. Po pastrojmë ngushticën", tha Trump. "Do ta hapim ngushticën edhe pse nuk e përdorim, sepse kemi shumë vende të tjera në botë që e përdorin atë, të cilat ose janë të frikësuara, ose të dobëta", tha Trump. Ai shprehu përsëri zhgënjim me aleatët e NATO-s, që qëndruan në mënjanë gjatë luftës dhe nuk u konsultuan paraprakisht. "Ne nuk u ndihmuam nga NATO", tha Trump.

Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00