Top News – Trump me covid/ Në ‘klubin’ e liderëve pozitivë…
02/10/2020 19:27

Ndërsa koronavirusi është përhapur në të gjithë globin, ai nuk ka kursyer liderët botërorë. Me testin pozitiv të koronavirusit, presidenti Donald Trump i bashkohet radhëve të të tjerëve si psh kryeministri britanik, Boris Johnson, presidenti i brazilit, jair bolsonaro etj. Pozitivë kanë rezultuar më parë edhe presidentët e bolivisë, guatemalës dhe hondurasit dhe kryeministrat e armenisë dhe rusisë. Disa prej tyre, janë sëmurur rëndë, përfshirë Johnson, që u shtrua në spital për një javë me sëmundjen që deri më tani i ka marrë jetën mbi 1 milionë njerëzve në botë dhe ka infektuar më shumë se 34 milionë. Të tjerë, si Bolsonaro, duket se kanë patur simptoma të lehta. Në Nigeri ndërkohë, një ndihmës kryesor i presidentit buhari, vdiq nga koronavirusi në prill. Por, përvec liderëve botërorë, koronavirusi nuk ka kursyer as oborret mbretërore. Princi Charles në britaninë e madhe, u vu në izolim në fund të marsit pasi rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit. 71 vjecari pati simptoma të lehta ndërsa dukesha e kornuellit, kamila, 72 vjec, u testua dhe rezultoi negative. Para tij, në fillim të marsit, princi albert i Monakos u bë monarku i parë në fron ose shefi i parë i një shteti që njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi dhe e kaloi përballjen pa shumë shqetësime. Covidi depërtoi edhe në zyrat e BE me Michel Barnier, kryenegociatorin për brexitin që rezultoi pozitiv në mes të marsit. Ndërkohë që vendet hynin në izolim në mars, kryeministri kanadez Justin Trudeau u bë lideri i parë i një vendi të industrializuar që hyri në vetëizolim pasi bashkëshortja e tij rezultoi pozitive. Vetë Trudeau, që nuk pati simptoma, nuk bëri një test por qëndroi në vetëizolim për afro tre javë. Edhe kancelarja gjermane, angela merkel, u vendos në vetëizolim në mars pasi mjeku i saj rezultoi pozitiv. Por pasi rezultoi negative në disa teste, ajo u rikthye në zyrë në fillim të prillit.

Top Channel/ Trump ushtron presion ndaj Zelenskyt: Duhet marrëveshja, nisni bisedimet
16/09 22:53
Top Channel/ “Netanyahu si Hitleri”, Erdogan shpërthen në akuza ndaj tij: Do ketë të njëjtin fat
16/09 22:51
Top Channel/ Vr*sja e aleatit të Trump, prokuroria kërkon dënim me vd*kje
16/09 22:32
Top News- Izraeli ultimatumin e fundit Hamasit/ ‘Lironi pengjet tani, ndryshe Gaza do të rrafshohet’
16/09 18:12
Top News – Mbrojtje ajrore ‘të pathyeshme’ / Polonia kërkon ndihmë nga Gjermania dhe Franca
16/09 15:43
Top News – Lëshohet alarmi: Evropa po dështon / Nuk arrin hapin e rivalëve ekonomikë, SHBA e Kinë
16/09 15:38
Top Channel/ Shuhet “djali i artë” i Hollivudit:Robert Redforf ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare!
16/09 15:23
Top News – Forcat ruse rrëmbejnë fëmijë ukrainas / ‘Lavazh truri’, i përdorin për të prodhuar dronë
16/09 15:18
Top Channel/ Vizitë e pazakontë e Donald Trump-it në Britani!
16/09 15:00
Top News- Izraeli si Rusia, jashtë eventeve sportive’. Kryeministri spanjoll bën apelin e fortë
16/09 14:54
Top News – ‘Lëshojnë’ armët bërthamore / Rusia dhe Bjellorusia bëjnë prova, pjesë e ‘Zapad 2025’
16/09 14:52
Top News – Japonia bëhet pjesë e NATO-s / Dërgon forca ajrore në bazat e aleancës
16/09 14:47
Top Channel/ Vuçiç “dorëzohet” para protestuesve? Ngrihet aktakuza për stacionin në Novi Sad!
16/09 14:17
Top News – Tajvani përgatitet për luftë / Boton udhëzuesin e ri: Nuk duam të shkaktojmë panik
16/09 13:25
Top News – 3500 dronë mbi Ukrainë këtë muaj / Zelenski: Trump të marrë një pozicion të qartë
16/09 13:25
Top News – Trump, luftë me Venezuelën / Sulmon anijen me drogë, vriten tre persona
16/09 13:00
Top News – Spanja kundër Izraelit / Kërkon përjashtimin nga garat sportive dhe Eurovizioni
16/09 12:44
Top News – Izraeli ka kryer genocid në Gaza / Hetuesit e OKB: Me qëllim shkatërrimin e palestinezëve
16/09 12:42
Top Channel/ “Mbrohuni ose kaq e patët”: Deklarata e Musk “trazon” Londrën, reagon Starmer!
16/09 11:41
Top Channel/ Poloni, dron mbi rezidencën e presidentit: Ndalohen dy bjellorusë!
16/09 11:26