Top News – Trump mbyll Zërin e Amerikës. Shkurtimet e fondeve, qindra gazetarë pezullohen
15/03/2025 21:48

Qindra punonjës të Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë u pezulluan me pagesë të shtunën dhe fondet për dy agjencitë amerikane të lajmeve u shkurtuan, një ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për reduktime shpenzimesh në gjashtë agjenci. Urdhri përfshin edhe Agjencinë Amerikane për Median Globale, që administron dhe financon Zërin e Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë. Punonjës të Zërit të Amerikës, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë thanë se email-i që kishin marrë i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota "deri në një njoftim të dytë". Në lidhje me vendimin ka reaguar përmes rrjeteve sociale edhe Elez Biberaj, që drejtoi për vite me radhë byronë shqiptare të Zërit të Amerikës. “Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe të vërtetë për qindra miliona anembanë globit, u hesht në emër të reduktimit të burokracisë federale”, shkroi ai. Për më shumë se tetë dekada, Zëri i Amerikës ka promovuar idealet demokratike të Amerikës duke shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh të për miliona njerëz në rajone të privuara nga informacioni i lirë dhe i pavarur.

Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19
Top Channel/ Samiti në Kinë, ekspertët: Rikthim politik për Putin, Xi konsolidoi pozitat globale!
20/11 11:18
Top Channel/Një ditë pas samitit të paqes, Putin bombardon urat e Ukrainës: Polonia në alarm!
20/11 11:18
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00