Presidenti i SHBA Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistencat e tjera federale, sipas një memorandumi të qeverisë të publikuar nga CBS Neës. Në memorandum, ushtruesi i detyrës së kreut të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit u bën thirrje agjencive qeveritare të sigurojnë që shpenzimet të jenë në përputhje me prioritetet e Trumpit. Ndikimi i plotë i masës nuk është ende i qartë, megjithëse memorandumi specifikon se përfitimet e Medicaid dhe Sigurimeve Shoqërore nuk preken. Ai vjen disa ditë pasi SHBA ndaloi pothuajse të gjithë ndihmën e huaj. Masa është kritikuar nga anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët paralajmërojnë për "pasoja shkatërrimtare" në programet ku njerëzit mbështeten.