Top News – Trump fiton, Zelenski ‘kapitullon’: Taksapaguesit amerikanë do marrin paratë e veta
26/02/2025 12:10

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai priste homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington për të firmosur marrëveshjen për mineralet e rralla të Ukrainës, poasi të dy liderët shkëmbyen komente të forta për njëri-tjetrin. Pa konfirmuar se një marrëveshje ishte arritur, Trump tha të martën se në këmbim të marrëveshjes Ukraina do të merrte "të drejtën për të luftuar". "Ata janë shumë të guximshëm," u tha ai gazetarëve, por "pa Shtetet e Bashkuara dhe paratë e tyre dhe pajisjet e tyre ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar në një periudhë shumë të shkurtër kohore". I pyetur nëse furnizimet me pajisje dhe municione amerikane në Ukrainë do të vazhdojnë, ai tha: "Ndoshta derisa të kemi një marrëveshje me Rusinë... Ne duhet të kemi një marrëveshje, përndryshe do të vazhdojë." Do të kishte nevojë për "një formë paqeruajtjeje" në Ukrainë pas çdo marrëveshjeje paqeje, shtoi Trump, por kjo do të duhej të ishte "e pranueshme për të gjithë".Trump pretendon se kjo marrëveshje do të bënte që SHBA të merrte më shumë se sa kishte shpenzuar për Ukrainën, por më shumë detaje thuhet se duhet të zbulohen në vijim. Raportet sugjerojnë se do të krijohej një fond në pronësi të përbashkët, i cili do të përdoret për të rindërtuar infrastrukturën dhe ekonominë e Ukrainës. Ukraina do të kontribuojë në fond me 50% të të ardhurave të ardhshme nga burimet shtetërore minerale, nafta dhe gazi - dhe më pas fondi do të investojë në projekte në vetë Ukrainën. Të martën, Trump tha se SHBA i kishte dhënë Ukrainës midis 300 dhe 350 miliardë dollarë. "Ne duam t'i kthejmë ato para," tha ai. "Ne po e ndihmojmë vendin përmes një problemi shumë të madh... por taksapaguesit amerikanë tani do të marrin paratë e tyre mbrapsht", tha ai.

Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20