Top News – Trump e shkarkoi, ish kreu I FBI-së thirrje Bidenit: Faleni për Capitolin!
14/01/2021 19:35

Ish kreu I FBI-së, James Comey, I pushuar nga puna prej Donald Trumpit, I kërkoi presidentit të zgjedhur Joe Biden që ta falë presidentin republikan për trazirat e Capitolit. Comey u shpreh se ishte ndjerë shumë keq nga mësymja e Kongresit dhe se ishte zemëruar me mungesën e sigurisë që I lejoi turmës të hynte në godinë në një ngjarje që u pasua nga 5 vdekje. Shkarkimi I trumpit, sipas Comeyt, do të ishte “dicka e mirë për vendin”. “ Ai nihilist që s`njeh ligjin” duhet larguar nga Shtëpia e Bardhë përpara betimit të Bidenit, u shpreh ish shefi I FBI-së. Por Comey sërish nuk kërkoi gjykimin e Trumpit. “ Një gjë e tillë nuk do të ishte në interes të kombit”, tha Comey duke shtuar se vendi tani “duhet të shërohet duke u fokusuar tek gjërat që do të kenë vërtet më shumë rëndësi gjatë katër viteve të ardhshme. Në SHBA sakaq është rindezur dhe debate nëse presidenti mund të falë veten. Trazirat në KOngres në ngritjen e akuzave për shkarkim të presidentit republikan dhe nxitën thirrjet e demokratëve për një hetim federal mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Kjo nga ana tjetër ka ripërtërirë pikëpyetjet nëse presidenti Trump mund të përdorë fuqinë e faljes presidenciale për veten për të shmangur ndjekjen penale në të ardhmen. Por një “vet-falje” mund të mos jetë domosdoshmërisht në interesin më të mirë të presidentit Trump dhe këshilltarët thuhet se janë përpjekur ta bindin që të heqë dorë nga një ide e tillë. Ata thonë se një gjë e tillë mund të shihet si pranim i fajit, ndërsa nga ana tjetër mund të bëjë efektin e kundërt duke nxitur Departamentin e Drejtësisë nën presidencën e ardhshme të zotit Joe Biden të sfidojë faljen dhe të ngrejë akuza kundër zotit Trump.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42