Top News – Trump dorëzon tre baza të NATO-s/Heq dorë nga kontrolli i Norfolkut, Napolit e Brunssumit
11/02/2026 11:30

Donald Trump ua ka dorëzuar kontrollin e tre posteve të larta komanduese të NATO-s vendeve evropiane. Britania do të marrë përsipër selinë qendrore të Komandës së Atlantikut në Norfolk të Virxhinias, ndërsa Italisë i është dhënë përgjegjësia për krahun jugor në bazën e saj në Napoli. Gjermania dhe Polonia do të mbikëqyrin Komandën e Forcave të Përbashkëta në Brunssum, në Holandë, në bazë rotacioni si pjesë e riorganizimit historik. Burime të brendshme të NATO-s këmbëngulën se ky veprim kishte të bënte me marrjen e më shumë përgjegjësive nga vendet evropiane për mbrojtjen e kontinentit, në vend që Trump të largohej nga aleanca. Kjo do të thotë që komandantët evropianë tani do të udhëheqin tre komandat e forcave të përbashkëta të NATO-s në një nivel operacional. "Aleatët kanë rënë dakord për një shpërndarje të re të përgjegjësisë në të gjithë Strukturën e Komandës së NATO-s, në të cilën aleatët evropianë, përfshirë anëtarët më të rinj, do të luajnë një rol më të spikatur në udhëheqjen ushtarake të aleancës", tha një zyrtar i aleancës për tha The Telegraph. Presidenti amerikan ka kërcënuar të luajë një rol më të vogël në aleancë dhe ka diskutuar tërheqjen e trupave nga Evropa për t'u përqendruar në kërcënime të tjera, siç është Kina. Qëndrimi i tij ka vënë në pikëpyetje nëse forcat amerikane do t'u vinin në ndihmë aleatëve të tyre evropianë nëse Rusia do t'i sulmonte. Kërcënimi i Trump për të pushtuar Grenlandën, që është pjesë e territorit të Danimarkës aleate të NATO-s, kërcënoi ta zhyste aleancën në krizën e saj më të rëndë të saj në histori. Në përgjigje, qeveritë evropiane janë përpjekur të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe t'i tregojnë Shtëpisë së Bardhë se kontinenti mund të qëndrojë në këmbët e veta kur bëhet fjalë për mbrojtjen.

Top Channel/ Pamje ekskluzive, Tel Avivi goditet 3 herë gjatë natës, sulm çdo 40 minuta
05/03 09:53
Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
DIGITALB DIGITALB