Top News – Trump do ndërtojë Kupolën e Artë / Mburoja hapësinore e Amerikës në duart e Elon Musk
17/04/2025 14:23

SpaceX e Elon Musk dhe dy partnerë të tij janë shfaqur si kandidatë kryesorë për të ndërtuar një pjesë thelbësore të mburojës së mbrojtjes raketore "Golden Dome" të Presidentit Donald Trump. Kompania e raketave dhe satelitëve të Musk është në partneritet me prodhuesin e softuerëve Palantir dhe prodhuesin e dronëve Anduril në një përpjekje për të ndërtuar pjesë kyçe të Golden Dome, thanë disa burime për agjencinë e lajmeve Reuters, cka ka tërhequr interes të konsiderueshëm mes sektorit të teknologjisë së startupeve të mbrojtjes. Në urdhrin e tij ekzekutiv të 27 janarit, Trump përmendi një sulm të mundshëm raketor si "kërcënimin më katastrofik me të cilin përballet Shtetet e Bashkuara". Të tre kompanitë e përmendura janë themeluar nga sipërmarrës që kanë qenë mbështetës kryesorë politikë të Trumpit. Musk ka dhuruar më shumë se një çerek miliardë dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Trump, dhe tani shërben si këshilltar i posaçëm i presidentit që punon për të shkurtuar shpenzimet qeveritare përmes Departamentit të tij të Efikasitetit të Qeverisë. Pavarësisht sinjaleve pozitive të Pentagonit për SpaceX, disa burime theksuan se procesi i vendimit për Kupolën e Artë të Trumpit është në fazat e hershme. Struktura përfundimtare dhe kush zgjidhet për të punuar për ndërtimin e saj mund të ndryshojnëë në mënyrë dramatike në muajt e ardhshëm. Të tre kompanitë janë takuar me zyrtarë të lartë në administratën Trump dhe Pentagon javët e fundit për të paraqitur planet e tyre për ndërtimin dhe lëshimin e deri 1 mijë satelitëve që do të rrethojnë globin dhe do të gjurmojnë raketat. Një flotë e veçantë prej 200 satelitësh, të armatosur me raketa ose lazer do të rrëzonte raketat e armikut, thanë tre nga burimet. Grupi SpaceX nuk pritet të përfshihet në armatimin e satelitëve, thanë këto burime.

Top News – Rikthehet ‘Përbindëshi i detit’ / Kina e SHBA po punojnë për të ringjallur ekranoplanin
13/07 15:16
Top News – Një vit nga atentati ndaj Trump / Tani edhe makina golfi të blinduara për presidentin
13/07 13:20
Top News – Qyteti 4 mijë vjeçar ‘hap dyert’ / Nga më të vjetrit në botë, lumë turistësh
13/07 12:30
Top News – Sistemet HIMARS në Tajvan / Raketat e avancuara amerikane përdoren në stërvitje
13/07 12:29
Top News – Pjesë e trashëgimisë botërore / Kështjellat bavareze nën ‘mbrojtjen’ e UNESCO-s
13/07 12:29
Top News – Mbështetje pa kufi për Rusinë…Koreja e Veriut rikonfirmon: Me ju deri në fund
13/07 12:28
Top News – Trump kërcënon BE-në dhe Meksikën / Rinis lufta! Paralajmëron tarifa prej 30 për qindësh
13/07 11:53
Top News – Historike! Kaledonia e re shpallet shtet / Por do mbetet franceze, Macron ‘jep bekimin’
13/07 11:40
Top Channel/ Rusia pakt me Kim Jong UN/ Kritikat e Trump, Koreja e Veriut mbështet Putin
13/07 11:15
Top Channerl/ Protesta e të larguarve në DASH/ U shkarkuan mbi 1300 punonjës, mes tyre edhe Yuri Kim
13/07 11:10
Top Channel/ Gaza, 24 të vr*rë duke pritur ushqime/ Izraeli mohon të ketë pasur viktima
13/07 10:19
Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16