Top News – Trump do edhe një mandat të tretë…I gatshëm të ndryshojë kushtetutën amerikane
28/01/2025 12:07

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk ishte “100% i sigurt” se nuk mund të kandidojë edhe për një mandat të tretë si president. “Kam mbledhur shumë para për garën e ardhshme, që supozoj se nuk mund t'i përdor për veten time, por nuk jam 100% i sigurt,” tha Trump në darkën e Konferencës së Anëtarëve Republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që u mbajt në Doral, të Floridas. Ai pati një moment pasigurie, duke pyetur Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, “Nuk jam i sigurt, a më lejohet të kandidoj sërish, Mike? Më mirë të mos ju përfshij në këtë." Kjo nuk është hera e parë që Trump ka lënë të kuptohet për mundësinë e kërkimit të tre mandateve në detyrë. Në një paraqitje të dielën e kaluar në Las Vegas, Nevada, ai tha: "Do të jetë nderi më i madh i jetës sime të shërbej jo një herë, por dy ose tre herë", duke nxitur më tej spekulimet për planet e tij të ardhshme politike. Më herët, Republikani Andy Ogles nga Tenesi ka folur për ndryshimin e Kushtetutës së SHBA-së për të lejuar Trumpin që të kandidojë për një mandat të tretë. Por është e vështirë të ndryshohet Kushtetuta, e cila nuk është ndryshuar që nga ratifikimi i Amendamentit të 27-të në vitin 1992. Propozimi zyrtar i një amendamenti të kushtetutës kërkon ose dy të tretat e votave në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, në një kohë kur Republikanët nuk kanë vende të mjaftueshme për të kaluar atë, ose një konvente kushtetuese, e cila nuk është mbajtur që nga shekulli i 18-të. Më pas, për të ratifikuar një amendament të ri, tre të katërtat e legjislaturave shtetërore, pra 38 shtete amerikane, duhet ta miratojnë atë.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36