Një shpërthim me tritol tronditi Shkodrën mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja ndodhi në unazën perëndimore të qytetit, ku një sasi lënda plasëse iu vendos derës së një banese në pronësi të efektivit të policisë Ardjan Bacina, I cili është pjesë e sektorit të kriminalistikës. Shpërthimi Ishte I fuqishëm ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale. Drejt vendngjarjes shkuan forca të shumta policie, ndërsa një grup hetimor mblodhi provat e para dhe dëshmitë. Ende nuk dihet shkaku I kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa paraprakisht po dyshohet se tritoli mund të ketë lidhje me detyrën e Ardjan Bacinës. Lidhur me rasti po vijon puna me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.