Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Një person është qëlluar me armë zjarri kallashnikov pranë QTU në Fier. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore. Ai është qëlluar brenda automjetit tip Audi, i cili qëndronte i parkuar në krah të rrugës.