Gjykata e Lezhës ka marrë vendimin të lërë në burg 21-vjeçarin, Angri Stafukën, i cili u arrestua me urdhër të prokurorisë, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtorë në vendosjen e një sasie eksplozivi në një objekt ndërtimi në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ngjarje kjo që ka ndodhur në 19 nëntor të vitit 2020. Në seancën gjyqsore, 21-vjeçari mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura, por pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e Stafukës.