Ekonomia botërore ndodhet në një pikë kthese vendimtare, pasi presionet tregtare janë përshkallëzuar ndjeshëm. Ministrat e financave, drejtues të lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe drejtuesit e Bankave Qëndrore, përfshi edhe guvernatorin Gent Sejko u mblodhën në Uashington në mbledhjet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, për të diskutuar mbi këto çështje.