Më shumë se 4,400 njerëz janë arrestuar dhe më shumë se 40 kanë humbur jetën gjatë trazirave antiqeveritare në Kazakistan, sipas shifrave zyrtare të publikuara të shtunën nga mediat shtetërore. Në mesin e viktimave janë edhe anëtarë të forcave të sigurisë. Presidenti Kasim-Yomart Tokayev ka shpallur ditë zie kombëtare për viktimat e ngjarjes tragjike.