Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 24 vjecari, pasi është dënuar për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". Bëhet fjalë pr shtetasin Eralind Pirraçi, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg.