Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kakavijës, pai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Spiro Qose, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat cellular.