Duke nisur nga 26 gushti TVSH-ja e naftës në blerje për sektorin e transportit të udhëtarëve do të rimbursohet 100% nga 43% që njihej më pare, si shpenzim i zbritshëm. Ky lehtësim për këtë sektor të prekur rëndë nga pandemia e Covid 19 vjen pas një udhëzimi të ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në Fletoren Zyrtare u botuan këtë të mërkurë ndryshimet e udhëzimit për tatimin mbi vlerën e shtuar për këtë sector, që hynë në fuqi menjëherë pas këtoj botimi.