Top Channel/ Hartuesit e Kodit: Është ende draft, kemi marrë modele dhe praktika të huaja
01/08/2025 19:36

Është një draft dhe jo Kodi Penal përfundimtar. Me këtë argument njëri nga ekspertët si hartues i këtij projekti që u ftua të kontribuonte, gjyqtari dhe kreu i unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha, insiston se me hapjen e debatit publik, konsultimet do sjellin përmirësimin e projektit për kodin e ri penal. Por gjatë një interviste për TCH gjyqtari kujton gjithashtu ftesën e gjatë që u është drejtuar të gjithë aktorëve gjatë punës fillestare, duke vënë pikat mbi “i” mbi qëndrimin se prokuroria e përgjithshme, gjykata e lartë dhe SPAK nuk ishin ftuar. “Jam ftuar për të marrë pjesë të gjithë aktorët dhe faktorët e sistemit të drejtësisë, vendas dhe të huaj. Unë kam qenë pjesë e një grupi pune në përfundim të draftit në shtator të vitit 2023 dhe kam parë që në atë grup kanë qenë përfaqësues nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, pedagogë të nderuar, përfaqësues së dhomës së avokatisë dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtar. Kemi punuar pa pushim nga mëngjesi në darkë, vlerësoj shumë mendimet e prokurorit të përgjithshme z.Çela dhe kryeprokurorit z.Dumani. Është draft, jo variant përfundimtar. Kontributi i tyre në këtë draft do të jetë mëse i rëndësishëm dhe do bëjë që të jetë më cilësor“. E megjithatë kritikave për një kod penal represiv gjyqtari Hoxha ju përgjigjet se ekspertët e fushës kanë marrë modele nga praktikat e huaja që në vijim do të aktualizohen, një ndër ta edhe ai që prek sekretet e për pasojë mediat. “Janë marrë modele nga vendet e përparuara perëndimore si Gjermania, Faranca e Italia”. Edhe për nenin 236 të Kodit të ri penal ku parashikohet burg për përbaltjen e presidentit deri tek dëshmorët e atdheut. “Është një zgjerim i kodit aktual, janë shtuar dhe disa figura të tjera si presidenti i Republikës. Gjithsesi ky është një draft”. Por eksperti shton se mbasi përfunduan draftimin nuk disponon informacion se përse ky material u publikua gati një vit me vonesë.

Top Channel/ Protesta në ditën e 111, organizatorët kërkojnë vendime të përbashkëta
18/09 22:41
Top Channel/ Dita e 111/ Çfarë ndodhi sot në protestën në Kryeqytet
18/09 22:39
Top News- “Të thirret referendum”, Ali Ahmeti kërkon bashkim: Të heqim njollën e zezë ndaj UÇK
18/09 21:11
Top Channel/ Vidhet shtëpia e kardinal Simonit! Hajdutët grabitën sende me vlerë 30 mijë euro në Itali
18/09 19:56
Top Channel/ Rama, “ultimatum” supermarketeve, Kryeministri: Publikoni të dhënat, jeni nën monitorim
18/09 19:34
Top News – Transparenca me çmimet e ushqimeve. Rama me tregtarët: Ka abuzim në treg…
18/09 19:12
Top News–Universiteti Mesdhetar, diploma të dyfishta në programet Master me Universitetin e Tuscias
18/09 16:47
Top Channel/ Zjarr në një sipërfaqe me barishte në Durrës, shërbimi zjarrfikës në luftë me flakët
18/09 16:15
Top Channel/ Shkallët i bëjnë mirë zemrës. Studimi: Ngjitja e tyre ul me 39% rrezikun e vdekjes
18/09 15:30
Top News – ‘Vendim kafkian!’/ Avokatët e huaj të Veliajt: A ka kuptim kontrolli kushtetues?
18/09 15:29
Top News – Manuali i ri për makinat e përdorura. Vlerësimi me tre burime rrit vlerën e zhdoganimit
18/09 15:28
Top News – Pagat shkojnë sërish në Kushtetuese. Gjyqtarët do të kundërshtojnë edhe ligjin e ri
18/09 15:23
Top Channel/ Dy orë pa seanca në Durrës, kërkohet mbrojtje pas plagosjes së avokatit
18/09 15:23
Top Channel/ Vëllezërit goditen me thikë. Pamjet e sulmit në berberhane dhe përleshjen në lokal
18/09 15:21
Top News – Rama me furnitorët: Ka abuzim me çmimet në treg, e thonë të dhënat e BSH
18/09 15:21
Top Channel/ 12-vjeçarja u abuzua nga të afërmit, e zbuloi shkolla. Arrestohen tezja dhe kushëriri
18/09 15:18
Top Channel/ Veliaj, 19 muaj pa gjykim. Avokatët: A ka ende fuqi kontrolli kushtetues në Shqipëri?
18/09 15:12
Top Channel/ SPAK heton pagat e bllokuara. Shefja e Thesarit merret në pyetje
18/09 15:07
Top Channel/ “O Hashim, ti ku je, UÇK-në këtu e ke”, veteranët vijnë nga Durrësi
18/09 14:59
Top News – Ministri i ri i Brendshëm. Betohet Demo, merr zyrtarisht detyrën në krye të rendit
18/09 14:58