Qindra persona protestuan në Tetovë, duke kërkuar dorëheqjen e autoriteteve lokale pas zjarrit që më 8 shtator shkatërroi një spital ku kuroheshin të prekurit nga Covidi dhe i mori jetën 14 personave. Protestuesit, sipas mediave vendase, kërkuan që të bëhen publike rezultatet e hetimeve të para mbi shkaqet e tragjedisë.