Skuadrat greke të shpëtimit rifilluan të hënën kërkimin për 10 personat që ende mungojnë në apel pasi zjarri shkrumboi tragetin e linjës Igumenicë-Brindizi, në brigjet mes Korfuzit dhe Shqipërisë. Zyrtarisht është konfirmuar vdekja e të paktën një shoferi kamioni ndërsa tre të mbijetuar janë ende në spital. Imazhet e televizioneve, tregojnë tymin që vazhdon të dalë nga trageti italian Euroferry Olympia, më shumë se tre ditë pasi zjarri shpërtheu në të.