Vetëflijimi i Zhaneta dhe Anisa Josifit është shkaktuar natyralisht dhe nuk është shtyrë nga ndonjë verpim kriminal, apo nga ndonjë person i tretë, i cili mund të ketë pasur kontakt me viktimat. Ky ka qenë vendimi i prokurorit, që më pas ka marrë edhe miratim nga gjykatësi Kastriot Gramshi, pas dhjetë muajsh hetime nga organi i akuzës. Vetëfliimi i dy pjesëtareve të familjes Josifi, nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi tronditi opinionin publik si dhe ngriti dyshimet, nëse vdekja e tyre u shkaktua natyralisht, apo ishte një person i tretë, i cili i shtyu të shkonin drejt aktit të vetëflijimit.