41 emigrantë humbën jetën javën e kaluar në mesdheun qendror, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA të mërkurën, duke cituar rrëfimet e të mbijetuarve që ia dolën të arrinin në ishullin italian të Lampeduzës. Ansa tha se katër persona që mbijetuan pasi barka me të cilën ata po udhëtonin u përmbys, i thanë skuadrave të shpëtimit se gjithsej në bord kishte patur 45 persona, mes tyre edhe tre fëmijë.