Një tragjedi me 40 të mbytur është shënuar në brigjet e Italisë, teksa një anije me 180 emigrantë u mbyt 20km larg Krotones. Trupat e pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në plazh në zonën “Steccato”. Mes viktimave, janë dhe një djalë 7-vjeçar, një tjetër 3-vjeçar dhe një i porsalindur. Por frika se bilanci përfundimtar i tragjedisë mund të jetë edhe më i rëndë për shkak se në varkë udhëtonin disa dhjetëra persona.