Grupet shqiptare të trafikut të kokainës veprojnë si furnizues kryesorë me kokainë të tregut të Europës, por ky aktivitet ushtrohet për llogari të mafies italiane, Ndrangheta. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e vitit 2025 mbi drogën dhe krimin. Raporti analizon rrugët e trafikut dhe grupet kryesore të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës duke u nisur nga droga dhe personat e arrestuar përgjatë periudhës trevjeçare, 2020-2023. OKB thotë në raport se shqiptarët përbëjnë një nga tre grupet kryesore të furnizimit. Dy të tjerët janë kolumbianët dhe brazilianët. Baza e shqiptarëve, thekson raporti është Ekuadori, ndërsa brazilianët dhe kolumbianët veprojnë nga vendlindja e tyre.